Zaev: Negociatat, Rama kërcënon Europën me çështjen e Kosovës

Postuar në 06 Qershor, 2019 12:32

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi nga Brukseli  se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”- tha mes tjerash Zaev.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.