Haradinaj-Merkel: Kryenegociator gjerman për negociatat me Serbinë

Postuar në 06 Qershor, 2019 20:31

Kryeministri Haradinaj është njohur në Berlin me vendimin e kancelares Merkel për caktimin e një kryenegociatori gjerman për bisedimet me Serbinë. 

Këtë e zbuloi vetë kreu i qeverisë kosovare pas takimit që pati me zonjën Merkel  që do të përmbyllej përmes një përfaqësuesi të posaçëm.

“Janë dy mundësi, një mundësi është e vendimit të madh edhe duhet shumë të shpresojmë pas përfshirjes së presidentit Trump dhe letrave por sidomos tash pas përfshirjes direkte pra dhe personal të kancelares Merkel dhe presidentit Makron duhet të shpresojmë për mundësitë të një marrëveshjeje të madhe. E nëse kjo nuk arrihet, atëherë mundësia tjetër është të ketë një proces disa mujor apo disa vjeçare. Ndoshta duhet ta shfrytëzojmë këtë energji për një kornizë marrëveshje të parë e cila pastaj do të negociohet në një proces nga një përfaqësues i lartë ndërkombëtar siç ishte Federica Mogherini, por do të jetë një tjetër, dhe unë mendoj se Berlini do të ketë prezencë direkte me një përfaqësues të posaçëm apo me një të ngarkuar në këtë proces”- tha kryeministri Haradinaj duke nënvizuar se nuk shpreson për një marrëveshje të shpejtë me Serbinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.