Abetarja politike eksperimentale e ministres Xhaçka

Postuar në 05 Qershor, 2019 19:53

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë në Korçë pranë banorëve të prekur nga tërmetet e fundit. Vizitën e saj, ministrja, që është asgjë më shumë se një anëtare e qeverisë, e përshkruan kështu në rrjetet sociale:

Ajo ndodhet aty me kryetarin e Bashkisë dhe një ish-zv.kryeministër socialist. Zonja Xhaçka harron pa dashje rolin që ka, apo ndoshta bën një lapsus frojdian kur në vend se të thotë Qeveria, shkruan fjalën Shteti. Fundja janë bërë njësh tashmë dhe nuk i duhet marrë për të madhe zonjës ky status. Qeveria e gafave dhe vjedhjeve në fund e zhbën edhe shtetin të cilin e ka konçesion elektoral. Por një vërejtje për aspektin formal ndoshta zonjës nuk I bën keq, meqenëse është aktorja e preferuar e kryeministrit për të reklamuar fytyrën e qeshur që harrohet shpejt dhe kalon pa kritika në mes të hallit të banorëve që zunë në në hu prefektin pak ditë më parë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.