Elton John: I neveritur me Brexit, jam europian

Postuar në 04 Qershor, 2019 13:26

Elton John ka folur hapur rreth krizës britanike të Brexit, duke thënë se ndihet i "turpëruar" për vendin e tij dhe manipulimit me çështjen e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një koncerti në Verona të Italisë në kuadër të një turneu botëror ai shprehu kundërshtinë e tij për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

"Jam i turpëruar për vendin tim, atë që ka bërë me njerëzit . Jam i neveritur deri në vdekje me politikanët, veçanërisht me politikanët britanikë. Jam i neveritur deri në vdekje me Brexit. Unë jam europian. Nuk jam idiot, kolonizator, imperialist apo një budalla anglez"

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari dhe kompozitori i njohur flet rreth Brexit. Vitin e kaluar, sipas gazetës "The Guardian" ai theksoi se : “Nuk mendoj se njerëzve në Britani u është thënë e vërteta që në fillim ... Ata premtuan diçka që ishte absolutisht qesharake dhe ekonomikisht e paqëndrueshme."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.