Ligji i ri, qeveria akseson të dhënat e klinikave shëndetësore private pa pyetur individin

Postuar në 01 Qershor, 2019 23:37

Në Fletoren Zyrtare është botuar së fundmi përmbajtja e ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 107, dt. 30.03.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

Në disa ndër nenet e këtij ligji përcaktohen krijimi i këshillit të pacientëve, auditimi klinik, por edhe krijimi I Sistemit të Informacionit Shëndetësor. 

Nëse sheh përkufizimin e nenit përkatës aty vëren se qeveria shqiptare është një autoritet i cili ka të drejtë ekskluzive të vjelë të dhënat e krijuara nga ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, private apo publike, duke detyruar këto të fundit të krijojnë regjistra me të dhëna dhe sisteme që mundësojë ndërkëmbimin e tyre. Qeveria shqiptare merr të drejtën të aksesojë edhe dokumentet elektronikë mjekësorë, ndërkohë që detyrimi për konfidencialitetin u ngarkohet “profesionistëve të  shëndetit  dhe  përdoruesve të sistemeve të informacionit shëndetësor, në të gjitha 
institucionet e  ofrimit  të kujdesit  shëndetësor
”.

Ky nen bart probleme serioze pasi ai injoron vullnetin e individit në përdorimin e të dhënave të tij ndaj të tretëve. Kush ka përvojë në klinika të huaja, e ka parasysh se në to të kërkohet leje për përdorimin e të dhënave jo duke referuar norma ligjore që janë abstrakte për shumëkënd, por të sqarohet konkretisht se për çfarë do përdoren këto të dhëna dhe deri në cilin afat. Leja madje nuk i merret vetëm pacientit, por edhe familjarëve. 

Një tjetër problem këtu është përdorimi i të dhënave nga koncesioni i kontrollit mjekësor bazë. Nuk ka një faqe online të posaçme për këtë konçesion që po rrjep qytetarët kundrejt një shërbimi që nuk kërkohet. Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësitë publikoi disa të dhëna për shëndetin e popullatës vjelë nga analizat e qytetarëve përmes koncesiomit në fjalë, por nuk është e qartë sesi janë përpunuar këto të dhëna. 

Çdokush mund t’i lexojë online përgjigjet e analizave të veta, por askush nuk di të jetë pyetur për aksesin në këto të dhëna. Një sy qorr ka bërë edhe Komisioneri, ndërkohë që sot po kërkohet aksesi edhe në klinikat private. Shteti ka disa të drejta patjetër, por askush në këtë botë nuk ka të drejtë të shohë historikun e trupit të një njeriu pa e pyetur më parë atë.

Kjo mund të mirëkuptohej deri diku me shtete që ofrojnë diçka për qytetarët, por jo ndaj organizatave kriminale siç është i ashtuquajturi shtet shqipar. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje ligj i tepert dhe me teprime brenda tij. Shprehja relative dhe pa kuptim "...zbatimin e standarteve me te mira nderkombetare" e ndonje tjeter si kjo perbejne reference per ndonje shkrim gazetaresk dhe jo per nje nen juridik. Te dhenat e nje pacienti mund te shihen vetem me vendim gjykate, (jo nga madhesia e nje vepre penale, por vetem ne ndonje rast kur ky verifikim zbardh nje dyshim ose fakt te caktuar me rendesi), si dhe kur vete pacienti e deshiron kete, qe keto te dhena mund te shihen edhe nga nje mjek tjeter, sepse ka te bej me percaktimin me te sakte te diagnozes dhe kurimit se pacientit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.