Korrupsioni në nivele të larta, arsyeja pse deklarimi i Wadephul ka shumë rëndësi për Shqipërinë

Postuar në 31 Maj, 2019 11:58

Dje Gjykata e Gjenovës në Itali ka dënuar me 3 vjet e pesë muaj zv.ministrin e zv.ministrin e Transporteve, Edoardo Rixi. Rasti i përket viteve 2010-2012 dhe ka të bëjë me shpenzimet e Legës në këshillin rajonal në Liguria. 
Rixi, ish-këshilltar rajonal në Liguria, gjatë mandatit të tij të parë në këtë detyrë ka falsifikuar dhe përvetësuar fonde publike. Si përgjegjës për menaxhimin e rimbursimeve të destinuara për grupin e partisë së tij, Lega, Rixi ua ka shpërndarë paratë kolegëve të partisë së tij, pa verifikuar nëse kërkesat e tyre justifikoheshin ose jo.

Fjala është për 30 mijë euro. Pra një shifër që për qeveritarët shqiptarë është një kafe pune.

E kemi parasysh se Italia është një vend me korrupsion të lartë krahasuar me BE-në e megjithatë një dënim për një funksionar publik është dhënë dhe i qartë madje. 
Ky episod vendos një metër për të kuptuar se çfarë do të thotë standard në një vend europian. Dhe ky metër i jep kuptim edhe deklarimeve të djeshme të zëvendëskryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, sipas të cilit Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Dhe një ndër këto kushte është edhe lufta e munguar në korrupsionin në nivelet e larta. 

Zoti Rama që sot përbetohet për reformën në drejtësi ka patur të gjitha mundësitë që të dorëzojë në prokurori dosjet e zyrtarëve të qeverisë së shkuar dhe për këtë nuk ka nevojë për reformë. Madje kjo lojë do të promovonte nevojën për një reformë. Është padyshim e kotë të kërkosh më një gjë të tillë kur sheh jo vetëm mënyrën sesi qeveris ky kryeministër, por edhe mënyrën sesi Europa pranon lobime informale nga kjo qeveri duke lënë të kuptohet se Shqipëria është lënë me konsensus të vegjetojë si një vend i  dështuar që ëndërron përrallat që ia thotë vetes pa bërë asnjë hap përpara. 

Shohim rastin e zv.ministrit italian dhe na kujtohet i famshmi Sajmir Tahiri, për të cilin Ne nuk kemi parë gjë akoma. Ka ardhur pra dita kur këtë vend e shantazhon një kategori çapaçulësh që janë në politikë si rula të përjetshëm të karantinës së krimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.