Manipulimi me artikullin e Michael Roth/Në Gjermani po thonë Jo për Shqipërinë

Postuar në 30 Maj, 2019 13:23

Dje u qarkullua në media një deklaratë e ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, që kritikonte qëndrimin politike dhe vepriemt e dy partive kryesore opozitare në Shqipëri. Ideja është e thjeshtë: legjenda se Gjermania është kritike me qeverinë shqiptare nuk qëndron. Dhe si ilustrim sillet një qëndrim i ministrit Roth. 

Si zakonisht deklarime të kësaj natyre, njësoj si ato që u verifikuan me parlamentarët hollandezë javë më parë, i shmangen qëllimisht kontekstit të gjerë të situatës politike të vendeve përkatëse duke shpresuar në një manipulim të opinionit publik në Shqipëri. 

Sot, agjencia gjermane Deutsche Welle sqaron se qëndrimi i Roth nuk përfaqëson Gjermaninë dhe as qeverinë gjermane, pasi një tjetër eksponent i politikës së këtij vendi, zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018. 

Grupi parlamentar CDU/CSU do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE. një shqyrtim i këtillë nuk mund të bëhet me nxitim. Ndaj Bundestagu gjerman do të mund të vendosë vetëm në fund të shtatorit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, sikurse është rënë dakord me kolegët e grupit parlamentar socialdemokrat

citohet ai. 

Politikani gjerman është i informuar për situatën. Ai sjell si shembull mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, vonesën në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe bllokim procedurial në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. 

Ky shqyrtim i përgjigjet jo realitetit virtual kritik që ndërton opozita shqiptare,,por realitetit me të cilin përballet çdo qytetar dhe që është injoruar përgjithësisht nga diplomatë europianë dhe zyrtarët e Brukselit. Sjellje të këtilla nuk janë aq të pafajshme sa duket dhe nuk justifikohen dot me dëshirën e mirë për të ndihmuar Shqipërinë, pasi nëse vijohet gjatë me dualitetin mes vendime apo rekomandimeve pozitive të Komisionit dhe refuzimeve të qeverive të vendeve anëtare, atëherë rrezikohet të diskreditoht besueshmëria e vetë BE-së. Një gjë e tillë u vu në dukje së fundmi edhe nga Johannes Hahn, Komisioner për Zgjerimin, por nuk po konsiderohet seriozisht.

Duhet kuptuar fare qartë se kjo që po ndodh reflekton burokratizimin e politikës së BE-së dhe pse jo korruptimin e saj në aspekte të caktuara. Dhe në këtë dritë incidenti i fundit me celularin e z. Soreca nuk duhet parë i izoluar, por si simptomë e kësaj fryme të përgjithshme që qëndron në themel të reagimit të zgjedhësve europianë që po votojnë masivisht partitë populiste. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.