Izraeli drejt zgjedhjeve. Netanyahu nuk arrin të krijojë koalicionin qeverisës

Postuar në 30 Maj, 2019 09:13

Izraeli i drejtohet sërish zgjedhjeve. Mediat e huaja raportojnë se Beniamin Netanyahu nuk ka arritur të krijojë koalicion qeverisës për shkak të kundërshtimeve mes tij dhe partive ultra ortodokse hebreje si dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman. Netanyahu, që shpalli veten fitimtar në zgjedhjet e 9 prillit kishte afat deri në mesnatën e të enjtes, por nuk ja doli. Për këtë arsye Parlamenti votoi shpërndarjen. 

Shkak për konfliktin mes palëve ka qenë kërkesa e partive ortodokse që të rinjtë që studiojnë për fenë të përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Lieberman që mendon se shërbimi ushtarak duhet të mos përjashtojë askënd. 
Netanyahu e ka cilësuar kërkesën e tij si shenjë se ish-ministri Lieberman tashmë ka kaluar majtas dhe se qëllimet e tij kanë qenë qysh në fillim të rrëzonte qeverinë e drejtuar nga Bibi.

Pavarësisht kësaj që ndodhi kryeministri izraelit ka zgjedhur që të shkojë në zgjedhje përpara se të lejonte presidentin e vendit Reuven Rivlin, që të caktojë një tjetër kandidat për të formuar koalicionin qeverisë. 

Ne do të fitojmë 

ka thënë ai para gazetarëve duke nënkuptuar se do të rikandidojë për kryeministër në zgjedhjet e 17 shtatorit.

I vendosur në dëshirën e tij për të qenë vetëm ai kryeministër, Netanyahu thuhet se i ka ofruar partneritet qeverisë edhe një partie të qendrës së majtë, ndonëse kishte premtuar se do të ndiqte një kurs të djathtë. 

Edhe akuzat ndaj Lieberman mbeten për të pakonfirmuara, pasi vetë ish-ministri ka mohuar se ka patur ambicie të rrëzojë Netanyahun dhe të marrë drejtimin e një fronti nacionalist. Dyshime të kësaj natyre janë zgjidhur me vendimin e kryeministrit për zgjedhje të reja që vënë në pikëpyetje planin e ShBA-ve për paqen mes Izraelit dhe Palestinës që kishte te Natanyahu një garant që duket se tashmë  mungon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.