"Korbi i bardhë", bëhet film jeta e Nurejev

Postuar në 28 Maj, 2019 13:16

Dy herë i nominuari për çmimin Oscar, Ralph Fiennes do të së jellë në ekranin e madh jetën e balerinit rus Rudolf Nureyev (1938 - 1993), i cili në vitin 1961, në kulmin e Luftës së Ftohtë, kërkoi azil politik në Francë teksa trupa e Baletit të Leningradit ishte në turne në Paris.

Historia e tij u bë kryetemë në shtypin e kohës, pasi përveç dimensioni politik, filluan të rrjedh detaje  të jetës së tij personale. Balerin i talentuar me personaliteti shpërthyes ndihej i kufizuar nga jeta e viteve 1950 në Leningrad, duke kërkuar të vijonte karrierën e tij në Perëndim.

Ai mori vendimin përfundimtar teksa ishte në aeroport i rrethuar nga dy agjentë të KGB-së. Nurejev kërkoi ndihmë nga policët francezë, të cilët e çuan atë në Ministrinë e Brendshme. Nureyev u shpall i padëshirueshëm në atë kohë në Bashkimin Sovjetik dhe iu ndalua hyrja në vend. Pas 28 vjetësh me ndërhyrjen personale të Mikhail Gorbachev, ai u lejua të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.