Haradinaj i përgjigjet barsaletave të Presidentit

Postuar në 28 Maj, 2019 23:20

Barsaletat e fundit të Hashim Thaçit për të filluar bisedimet e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën kanë hapur një teatër të ri mbi çështjet e sinoreve të kombit dhe ndryshimeve të mëdha që priten në shekullin e 21 sa i takon këtij diskutimi.

Megjithatë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket  me këmbë në tokë dhe pak i entuziazmuar me këtë ide të presidentit. I pyetur për këtë çështje, ai la të kuptohet se përpara se të marrë seriozisht deklaratat e Thaçit, është mirë të flitet për heqjen e tarifës së Rrugës së Kombit të vendosur nga qeveria Rama.

Çështja e bashkimit kombëtar është projekt i shekujve, por në etapën që ndodhemi mendoj se është me rëndësi që Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm, të heqim pengesat burokrative e administrative e të tjera, ose të heqim taksën e rrugës. Do të ishte mirë të veprojmë më konkret dhe të ndihmojmë lidhjen më të fuqishme ekonomike, të gjithanshme, Kosovë – Shqipëri”-deklaroi Haradinaj.

Për heqjen e tarifës në Kalimash foli edhe presidenti Ilir Meta në një intervistë për mediat kosovare, duke u shprehur i përmbajtur lidhur me idenë e Thaçit për bashkim në një shtet të vetëm. Ai tha së mbështet çdo projekt që nuk cenon marrëdheniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke shtuar se një prej veprimeve që nuk e pengon këtë raport është heqja e konçesionit të Kalimashit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.