Marku konnfirmon zvarritjen e hetimeve të dosjes 339

Postuar në 27 Maj, 2019 13:01

Dosja që është në thelb të krizës politike, e famshmja 339, sipas kryeprokurores Arta Marku është zvarritur. Këtë e ka pranuar vetë kryeprokurorja në një raportim në Komisionin e Ligjeve. E pyetur nga deputetët ajo tha se hetimet vazhdojnë dhe se shumë shpejt do ketë një vendimarrje.

“Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- deklaroi Marku.

Të përfolur për përfshirje në krime elektorale janë kryesisht eksponentë të mazhorancës si kryebashkiaku akutual i Durrësit, Vangjush Dako apo ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili aktualisht po kryeson edhe Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pyetja është nëse përfundimet e Prokurorisë do t’i hapin rrugën zgjidhjes së krizës aktuale apo do të përdoren nga mazhoranca si çertifikatë për të legjitimuar rrugën e nisur për të hyrë në zgjedhje pa opozitën.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.