Irani paralajmëron SHBA

Postuar në 25 Maj, 2019 17:36

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha të shtunën se vendimi i Presidentit Trump për të shtuar praninë e trupave amerikane në Lindjen e Mesme është "jashtëzakonisht i rrezikshëm" për paqen në rajon.

SHBA njoftoi dërgimin e 1.500 ushtarëve në Lindjen e Mesme për të përforcuar mbrojtjen ndaj Teheranit, duke akuzuar Gardën Revolucionare  të Iranit se është përgjegjës për sulmet ndaj  në tankerave amerikanë të naftës.

"Amerikanët ngrejnë pretendime të tilla për të justifikuar politikat e tyre armiqësore dhe për të rritur tensionet në Gjirin Persik. Rritja e pranisë së SHBA në rajonin tonë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënon paqen dhe sigurinë botërore"- tha Zarif për agjejcinë shtetërore  të lajmeve IRNA.

Presidenti amerikan Donald Trump përdori si argument kërcënimin nga Irani për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare për t’i hapur rrugë shitjes së armëve me vlerë miliarda dollarë në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera, pa miratimin e Kongresit. Këtij vendimi i kishte paraprirë dërgimi i një aeroplanmbajtëse me raketa në Lindjen e Mesme.

Teherani pretendon se diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit nuk mund të bëhen pa marrë parasysh interesat e kombit iranian. Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Riza Tengsiri tha se vendi i tij do ta mbyllë ngushticën e Hormuzit nëse nuk i lejohet të përdor rrugën ujore të Gjirit Persik për eksportin e naftës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.