Jep dorëheqjen Zonja e Brishtë e Britanisë së Madhe

Postuar në 24 Maj, 2019 11:51

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka njoftuar dorëheqjen fillimisht nga drejtimi i Partisë, ndërsa do të qëndrojë në detyrë derisa të gjendet zëvendësuesi i saj.  Mediat britanike shkruajnë se May do ta zyrtarizojë aktin në datën 7 qershor për shkak të presionit të madh që ka patur nga brenda vetë partisë së saj. 
Ajo e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes një konference për shtyp në të cilën është shfaqur e emocionuar dhe madje në disa momente edhe ka qarë.

Ka qenë nderi i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër në Britani

tha ajo.

Brexit dhe marrëveshja e paarritur me BE-në janë shkaqet e largimit të një kryeministreje që shërbeu për tre vjet pa arritur të bindë parlamentin e vendit të vet për marrëveshjen në fjalë. 
May kishte përgatitur një marrëveshe të re prej 10 pikash çka ka acaruar edhe njerëzit e partisë Konservatore të cilët kërcënuan me një mocion të dytë mosbesimi. Plani dhjetë pikësh i  May solli dorëheqjen e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve Andrea Leadsom që refuzoi hapur të prezantonte në Parlament një dokument të vdekur. Duket se May do të kujtohet për lotët e saj në ditën e largimit duke u dëshmuar si e kundërta e Thatcher, njohur si Zonja e Hekurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.