“Where Hands Touch”, një kapitull i panjohur i Gjermanisë naziste

Postuar në 24 Maj, 2019 13:45

Një fotografi e vjetër e një klase nxënësish nga Gjermania naziste provokoi "shtysën" e regjisores  Amma Assante, për të nisur projektin e filmit “Where Hands Touch” që do të nisë të shfaqet në kinematë europiane nga 14 shtatori.

Filmi trajton marrëdhënien e një vajze mulate (afrogjermane) me një anëtar të Rinisë Naziste, bazuar në ngjarje të vërteta. Gjatë periudhës së Gjermanisë naziste, nga viti  1933 deri më 1945, afro-gjermanët ishin me mijëra, origjina e të cilëve daton që nga periudha perandorake. Edhe pse nuk kishte trajtim të diferencuar me kalimin e kohës atyre iu ndalua të kishin marrëdhënie me të bardhët, u përjashtuan nga arsimi dhe disa lloje punësh ndërsa ë tjerët u transferuan në kampet e përqendrimit.

Megjithatë, në vija të përgjithshme historia e tyre është e panjohur, dhe regjisores iu deshën 12 vjet për ta sjellë në ekranin e madh. "Shpesh ka një lloj mosbesimi, dyshim, dhe madje edhe refuzimi për jetën e vështirë që kanë kaluar këta njerëz"- tha ajo për BBC.

Njerëzit me ngjyrë ishin gjithashtu në shënjestër gjatë Holokaustit, edhe pse jo aq sistematikisht sa hebrenjtë, romët, invalidët dhe sllavët. Ai e përshkruan "asimilimit" në kontekstin e radikalizimit të vazhdueshëm të politikës racore në Gjermaninë naziste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.