Analogjia e një bojatisjeje

Postuar në 22 Maj, 2019 12:31

Në mediat greke janë publikuar foto të një sulmi me bojë që anëtarë të një organizate anarkiste “Rubikon” kanë kryer ndaj godinës së parlamentit. Aktorët politikë i kanë bërë interpretime të ndryshme këtij episodi duke ngritur pikëpyetje mbi butësinë e policisë, e cila sipas opozitës nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar sulmin me bojë ndaj institucioneve dhepër të  kapur autorët.

Por policia ndryshe nga politika nuk e ka lexuar këtë lloj proteste si atentat ndaj demokracisë dhe as ka folur për ndonjë segment që kërkon t’i nxijë faqen apo imazhin Greqisë në botë, ka heshtur dhe po kryen veprimet për të nxjerrë përgjegjësitë mbi rastin.

Vendi fqinj pritet që sivjet të ketë një bum turistik dhe as që mendohet që episode të kenë ndikimi në fluksin turistik. Kjo për disa arsye. Flitet për një industri të konsoliduar të turizmit ku politika nuk ka asnjë lloj shansi të viktimizohet dhe të vetëpërcaktohet si epiqendër e humorit të shoqërisë dhe kapitalit.

Nëse ka një diskutim mbi bojën mbi fasadat e institucioneve ai mbetet retorikë e politikës së ditës, mbi të cilën palët japin qëndrimet e tyre, por kurrësesi nuk mund të zëvendësojë debatet mbi ekonominë.

Në Shqipëri luhet një teatër tjetër. Boja po merr gjithë vëmendjen, sidomos kur prish humorin e kryeministrit, i cili ka iniciuar ndryshe në Kodin Penal për ata që përdorin bojën si formë kundërshtie ndaj institucioneve dhe zyrtarëve.

Halli është personal, ka të bëjë sa me qetësinë aq edhe me imazhin e kryeministrit dhe i gjithë debati publik orientohet nga qeveria në këtë temë. Çdo ditë zoti Rama bën tryeza dhe takime për të folur për “kërrbaçin” që do bierë mbi këdo që prish imazhin e qeverisë. Kjo është diferenca, zoti Rama kërkon ta vizatojë vetë tablonë e suksesit që Shqipria po kalon falë vizionit të tij, ndërsa në vendet rreth nesh treguesit e kanë tejkaluar me kohë bojën që po analizohet me shqetësim në Shqipëri nga i madh e i vogël e deri te ambasadorët e nderuar që vijnë vërdallë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.