Te ndërkombëtarët tabulatet e Ballës e Gjinkurit

Postuar në 21 Maj, 2019 21:56

Dy nga njerëzit më të afërt politikë të kryeministrit, të cilët janë marrë drejtëpërdrejti me çështjet e zgjedhjeve, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri janë denoncuar nga PD te ndërkombëtarët për ndërhyrje në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Të paktën këtë pretendon, Lulzim Basha që tha nga Berati se tabulatet me bisedat shantazhuese të dy eksponentëve socialistë tashmë janë në kancelaritë perëndimore.

“Po po! Taulant Balla, Damian Gjiknuri, tabulatet tuaja janë depozituar tashmë tek partnerët ndërkombëtarë, teksa u bëni presion 4 anëtarëve të KQZ-së që të marrin një vendim të paligjshëm për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të, për të kryer një tjetër krim kushtetues. Mendoni se nuk ju sheh njeri? E keni gabim!

Mendoni se shkatërruat Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapët Prokurorinë? E keni gabim!Sytë e opozitës, sytë e shqiptarëve, sytë e partnerëve tanë euroatlantikë po ju vëzhgojnë çdo minutë! Ju, o sejmenë të Edi Ramës, nuk keni asnjë shans!”-deklaroi Basha.

Ky denoncim i shtohet akuzave për prekje të zgjedhjeve nga pushteti, ku një prej të përfolurve është edhe kryeministri, emri i të cilit u përmend së fundmi në shkrimin e Bild që i referohej një telefonate të zotit Rama me kryetarin e një KZAZ-je në zgjedhjet e 2017, pretendim të cilin zoti Rama as e ka mohuar, as e ka përgënjeshtruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.