Ndërron jetë ish-kampioni i Formula 1, Niki Lauda

Postuar në 21 Maj, 2019 09:34

Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare ish-kampioni i Formula 1 Niki Lauda, një ndër emrat më të mëdhenj të motorsportit. 
Lauda ishte edhe një biznesmen i suksesshëm që krijoi dhe drejtonte dy linja ajrore. 

Lauda është i famshëm për mënyrën sesi u rikthye pas aksidentit të famshëm të tij në vitin 1976 në Grand Prix të Gjermanisë në Nurburgring.
Ai pësoi djegie të shkallës së tretë në fytyrë dhe thithingazra helmues që i dëmtuan mushkëritë. Deri në këtë aksident Lauda kishe fituar një titull kampion bote në vitin 1975, por ai u rikthye në pistë vetëm 40 ditë pas aksidentit, duke u konsideruar një ndër aktet më heroike në historinë e sportit. 

Ai e vazhdoi karrierën si pilot deri në vitin 1985 por vazhdoi me bashkëpunime të ndryshme me F1 edhe pas viteve ’90. Vitin e shkuar aimu diagnostikua me infeksion në mushkëri çka solli në fund edhe vdekjen. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.