Turqia nuk tërhiqet nga blerja e sistemit rus, S-400, Erdogan: Do prodhojmë me Rusinë edhe S-500

Postuar në 19 Maj, 2019 14:41

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të thellojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke u përfshirë në linjë të përbashkët prodhimi për sistemin mbrojtës S-500.

As nuk diskutohet fare që Turqia të tërhiqet nga blerja e S-400. Ajo është një marrëveshje e mbyllur. Do të ketë prodhim të përbashkët të S-500 pas blerjes së S-400

ka deklaruar Erdogan në Stamboll.

Qëndrimi i presidentit turk është sfidë e hapur për SHBA-të të cilat kanë kundërshtuar marrëveshjet ushtarake të Ankarasë me Moskën. Vitin e kaluar nga Kongresi amerikan pati shumë kundërshtime për vendimin e Erdogan për të blerë sistemit S-400. Në këtë kuadër u kërkua edhe anullimi i shitjes së avionëve F 35 ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes turke ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë të përmbushë kërkesat edhe për blerjen e avionëve nga SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.