Premtimi: Do të heqim taksën e qarkullimit

Postuar në 18 Maj, 2019 20:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka preferuar Londrën dhe takimin me shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin britanik që të zbulojë një premtim serioz për politikat fiskale dhe tarifimet. 
Sipas Bashës, nëse PD-ja do të vijë në pushtet do të heqë tarfiën e rrugës Durrës-Kukës, por edhe taksën e qarkullimit. 

Mua mu ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët. Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. 

Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasurohen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe iniciativa e lirë e pasuron një komb

ka thënë Basha. 
Premtimi ka rëndësi për shkak se me taksën e qarkullimit është abuzuar shumë dhe ajo përdoret për mbushjen e defiçiteve në sektorë të tjera. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.