Johnson&Johnson, Siemens, Philips dhe GE, nën hetim për skemë kartel dhe rryshfet

Postuar në 17 Maj, 2019 22:47

Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se disa prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e pajisjeve mjekësore po hetohen nga Byroja Federale Amerikane për dhënie rryshfeti ndaj qeveritarëve në Brazil në këmbim të kontratave publike.

Reuters njofton se Johnson&Johnson, Siemens AG, General Electric Co dhe Philips janë ndër kompanitë që po hetohen. Sipas burimeve në fjalë FBI-ja po heton edhe për krijimin e një skeme kartel që konsiston në vendosjen e çmimeve të fryra për pajisje si p.sh ato për rezonancën magnetike dhe protezat.

Reuters referon legjislacionin amerikan që përmes Aktit të Praktikave Korruptive Jashtë, miratuar në vitin 1977, u ndalon qytetarëve amerikanë, kompanive amerikane, apo edhe kompanive të huaja që regjistruar në SHBA që të paguajnë zyrtarë të huaj për të fituar në biznes. Nga kompanitë në fjalë Philips, me seli në Hollandë ka pranuar se është në dijeni të hetimit, kurse Siemnes gjermane e ka mohuar një gjë të tillë.

Skema mendohet se përfshin shuma marramendëse pasi Brazili është një vend me 210 milionë banorë që nënkupton edhe edhe buxhete masive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.