Ish-presidenti akuzon ish-presidentin: Bamir Topi gjobiste prokurorët dhe gjyqtarët

Postuar në 17 Maj, 2019 16:20

Dy ish – presidentë të Republikës janë përfshrië së fundmi në një lloj polemike publike që provon nivelin e politikës shqiptare. Në librin e vet të fundit, ish-presidenti Bamir Topi, shkruan se Bujar Nishani punonte në një karburant. Zoti Topi rrëfen kujtimet e veta nga politika, të cilat po publikohen gjerësisht së fundmi në media.

Në replikën e vet, ish-presidenti Nishani ndër të tjera thotë:

Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë.  Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. t’i ushqesh fëmijët me paratë që ju merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve. Por mua nuk më është dashur të punojë kurrë si pompist.  Nëse do ta kisha të nevojshme atë punë do ta bejë pa asnjë problem

Kujtojmë se në kohën kur këta të dy kanë qenë në krye të Shtetit, parashikohej nga Kushtetuta që Presidenti të ishte kryetar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe me pushtet jo të vogël në emërimin dhe qarkullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këtë arsye Nishani sjell këtu një akuzë të njohur informale për presidencën Topi, që operonte me “dorë të rëndë” ndaj gjyqësorit të kohës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.