Basha në Londër para protestës së 25 Majit

Postuar në 17 Maj, 2019 15:07

PD nuk duket të jetë e braktisur nga ndërkombëtarët siç thotë qeveria në përpjekjen për t’i imponuar qeverisë një axhendë që do ta çojë vendin në shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe me gjasë në zgjedhje të parakohshme.

Deri më tani një pjesë e mirë e faktorit ndërkombëtar ka qenë e  pozicionuar pro qetësisë së mazhorancës, përveç gjermanëve të CDU-CSU-së që kanë kanë qenë të barazlarguar nga palët madje janë ofruar për të negociuar zgjidhjen e krizës.

Shkrimi i “Bild” e ka mjegulluar edhe më shumë situatën për socialistët dhe kryeministrin, i cili nuk ka mohuar të ketë  folur në telefon me një kryetar KZAZ-je sipas përgjimit të pasqyruar në shkrimin e gazetës gjermane. Kjo vjen pas shuplakës që zoti Rama mori në samitin e Berlinit për planin e ndarjes së Kosovës. Në këtë pikë duket se edhe interesat e Londrës përputhen me ato të opozitës.

Para pak ditësh ishte ambasadori britanik që ishte në zyrën e Bashës, ndërsa ditët e fundit kryetari i PD mësohet së është në Londër për takime me konservatorët britanikë. Ata kanë marrë përsipër të japin asistencë edhe për zhvillimin e primareve brenda PD-së. Vizita e Bashës në Londër vjen pothuajse një javë para protestës së radhës së lajmëruar nga opozita.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.