Serbia kërkon akses në gazsjellësin TAP

Postuar në 16 Maj, 2019 13:46

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pati një bisedë telefonike me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ku diskutoi  çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.

Siç njoftoi  zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke theksuar rëndësinë e  bashkëpunimit rajonal në kuadër të samitit katër-palësh Greqi - Bullgari - Rumani - Serbi.

Gjatë diskutimit, referenca të posaçme iu kushtuan projekteve të infrastrukturës në sektorët e transportit dhe energjisë. Aleksandar Vuçiç njoftoi se të shtunën e ardhshme do të hapet pjesa e fundit e autostradës pan-evropiane "Korridori 10" që kalon në Maqedoninë Veriore dhe Greqi.

Pjesa më e madhe e diskutimit u fokusua në çështjet e bashkëpunimit të energjisë dhe sidomos lidhjes së Serbisë në të ashtuquajturin "tubacioni i Ballkanit", duke krijuar një degëzim të gazsjellësit “Turkish Stream “, i cili përmes Bullgarisë dhe Serbisë do të arrijë deri në kufirin me Hungarinë.

Ndërlidhja me TAP

Sipas një deklarate nga zyra e Vukçiç, pas një propozimi të Bojko Borisov, u shqyrtauan mundësitë për diversifikim e gazit jo vetëm nga burime që vijnë  Rusia, duke patur parasysh ndërlidhjen me gazsjellësin TAP që kalon nga Greqia dhe terminalin e gazit të lëngshëm që  pritet të ndërtohet në Aleksandropolis.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.