Frikë për rrjedhje radioaktive në Paqësor nga varreza bërthamore e Luftës së Ftohtë

Postuar në 16 Maj, 2019 14:23

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka ngritur publikisht shqetësimin për një rrjedhje radioaktive në Paqësor. Duke folur me student në Fixhi, Guterres ka sqaruar se rrjedhja po del nga një mburojë betoni e ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë për të mbledhur mbetjet e testeve të bombave bërthamore. Mburoja ndodhet në unazën koralore Enewetak në ishujt Marshall dhe konsiston në një lloj varreze bërthamore.

Paqësori siç e dimë u viktimizua në të shkuarën

ka thënë Guterrres duke iu referuar faktit se gjatë Luftës së Ftohtë në këtë oqean u kryen shumë testime bëthamore.

Vetë ishujt Marshall u bënë vendi i 67 shpërthimeve nga amerikanët mes viteve 1946-1958 duke detyruar edhe banorët të evakuohen në masë.  Guterres ka bërë të ditur se shqetësimi për rrjedhjen bërthamore i është referuar nga presidentja e ishujve Marshall, Hilda Heine. Varreza është ndërtuar në vitet ’70 si destinacion i përkohshëm dhe fundi i saj nuk është kufizuar, ndërkohë që edhe vetë struktura e sipërme ka nisur të çahet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.