Hija e luftës me Iranin ndan SHBA me Gjermaninë

Postuar në 13 Maj, 2019 12:23

Vendosja e trupave ushatarke dhe mjeteve të marinës nga SHBA në Gjirin Persik ka shtuar frikën e një konflikti me Iranin. Një konflikt i njëanshëm dhe pa arsyetim të qëndrueshë, i kërkuar nga amerikanët prej dekadash tashmë.  Me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, me rregullimin e marrëdhënieve me monarkitë arabe të Gjirit dhe sidomos me mësimin e marrë në Siri dhe në Jemen, SHBA duket se ka vendosur të lajë duart njëherë e mirë me një Iran që përbën kërcënimin kryesor gjeopolitik për interesat e tyre në një rajon me rëndësi ekonomike dhe ushtarake. Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka deklaruar se vendi i tij është nën një presion të paprecedent për shkak të sanksioneve dhe se Irani mund të përballet me një situatë që është më e keqe se ajo e viteve ’80 kur Irani ndodhej në luftë me Irakun.

Nuk mund të thuhet nëse kushtet janë më të mira apo më të këqija se në vitet ’80, periudha e luftës, por gjatë saj ne nuk kishim probleme me bankat tona, shitjen e naftës apo importin dhe eksportin dhe kishte sanksione vetëm mbi shitjen e armëve

është shprehur ai.

Vetë presidenti iranian është vënë nën kritika nga ata që quhen përfaqësues të vijës së ashpër ndërkohë që është braktisur edhe nga disa aleatë të vetët për shkak të  politikës që ndoqi pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja bërthamore. Nga ana tjetër Garda Revolucionare iraniane ka hedhur poshtë propozimin  e presidentit ameriakn për të biseduar për heqjen dorë prej Irainit nga programi bërthamor.

SHBA-të janë të pabesueshme

citohet zv.drejtuesi i Gardës.

Pas këtij konfronitmi iranianët akuzojnë kryeministrin Beniamin Netanyahu, princin saudit, Mohammed bin Salman dhe këshilltarin e Trump, John Bolton. Situata ka arritur në kufijtë e absurdit, tipike për Trump. Në datën 8 prill SHBA shpalli Gardën Revolucionare iraniane si organizatë terroriste, ndërkohë që si përgjigje, parlamenti iranian e shpalli si trupë terroriste Komandën amerikane për Lindjen e Mesme. Lëvizje si këto kanë ndarë në fakt edhe vetë Perëndimin. Në një editorial të vetin. Revista gjermane “Spiegel” shkruan se qëndrimet e Trump për konfliktin izraelito-palestinez dhe tani politika militare me Iranin përbëjnë momente tensioni mes SHBA dhe Gjermanisë.

Nëse plani amerikan  - që prezantohet në qershor - synon dobësimin e palestinezëve në të drejtën e tyre për vetëvendosje si komb, apo të njohë territoriet e pushtuara nga Izraeli në shkelje të ligjit ndërkombëtar, Gjermani nuk do ta mbështesë atë

shkruan “Spiegel”.

Revista vëren se Mike Pompeo nuk ka bërë ende një vizitë në Berlin duke shmangur Gjermaninë dhe kancelaren Merkel që në rrethin e ngushtë të Trump konsiderohet një moralizuese e bezdisshme. Dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë as Bolton. Një krisje e dukshme në raportet mes SHBA dhe Gjermanisë për shkak të qëndrimit amerikan për të mos u penguar më në objektivat e tyre të politikës së Jashtme.

Në të njëjtën ditë që Pompeo anulloi vizitën e tij në Berlin, SHtëpia e bArdhë njoftoi për një vizitë të nivlelit të lartë nga Europa: Kryeministri hungarez dhe populisti i krahut të djathtë Viktor Orban do të pritet në Uashington javën tjetër. Trump është shprehur se ai do të flasë me Orban për thellimin e raporteve amerikano-hungareze. Kur kancelarja gjermane do të udhëtojë drejt SHBA në fund të majit, për të mbajtur një fjalim në Harvard, Trump do të jetë duke luajtur golf në Florida

shkruan "Spiegel".

Kjo thyerje mund të ndikojë edhe në Ballkan, ku SHBA dhe Europa po shfaqen me qëndrime të ndryshme edhe pse kursi I përplasjes në Lindjen e Mesme, qoftë edhe me një vend strategjik si Turqia ka faturë shumë të lartë. Europa përballet sot me probleme të një natyre tjetër në krahasim me SHBA-të dhe qëndrimi i Trump thjesht konfirmon distancën që po krijohet dhe që e bëjnë të pasigurtë analizimin e të ardhmes në rajone si Lindja e Mesme apo edhe Ballkani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.