Gjuha kineze  futet si lëndë në shkollat e Serbisë

Postuar në 13 Maj, 2019 09:36

Nga 1 shtatori  në shkollat e mesme të Serbisë do të mësohet në mënyrë fakultative gjuha kineze. Ajo që mbetet është mendimi pozitiv nga ministri i Arsimit Mladen Sarcec dhe Këshillit Kombëtar të Arsimit.

Radivoje Stojkovic, president i Komisionit Kombëtar nuk sheh asnjë arsye që futja e gjuhës kineze të mos miratohet për shkak se sipas planprogramit gjuha kineze do të mësohet si gjuhët e tjera në shkolla.

Propozimi, i cili është bërë në bashkëpunim mes ekspertëve të Institutit Konfuci dhe Fakultetit Filozofik në Novi Sad është miratuar nga Instituti për Arsimit, që miraton të gjitha kurrikulat e reja në shkollat ​​e të Serbisë. Vitet e fundit, bashkëpunimi shumëdimensional mes Serbisë dhe Kinës e ka bërë të nevojshëm mësimin e gjuhës kineze, so një derë për të kuptuarit e kulturës kineze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.