Një kriminel lufte në paradën e Ditës së Fitores në Serbi

Postuar në 11 Maj, 2019 12:25

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se është e turpshme që gjenerali në pension, Vladimir Lazareviç ishte pjesë e marshimit ushtarak të Regjimentit të Pavdekshëm në Ditën e Fitores në Nish.

Është e turpshme që një kriminel lufte i dënuar të ecë përballë atyre që duan të nderojnë aleatët që kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Europë

shkruan Scot në tuiter.

Lazareviç ka qenë drejtues i Korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë Jugosllave. Ai u dënua me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe akte të tjera çnjerëzore. Ai u lirua pasi kreu 10 vjet burg.

Rasti i tij dhe reagimi i palës amerikane është një mesazh për të kuptuar se rendi i Luftës së Dytë Botërore dhe vlerat mbi të cilat ai u ngrit nuk mund të rishikohen, ndonëse vend për korrigjime ka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.