Heshtja kompromentuese e Presidentit për rolin e Kryeministrit në planin e ndarjes së Kosovës

Postuar në 10 Maj, 2019 22:02

Në datën 10 janar të këtij viti Presidenti i Republikës i refuzoi Kryeministrit të Shqipërisë propozimin për emërimin në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të z. Gent Cakaj. Në njoftimin zyrtar për këtë çështje, presidenti i Republikës ndër të tjera shprehej se:

Siç mund të shihet arsyetimi i kreut të Shtetit lidhet me qëndrime publike të z. Cakaj që implikojnë politikën e Jashtme të Shqipërisë dhe jo me akte administrative apo vendim të tij. Në këtë kontekst, qëndrimi i Presidentit krijon një rrethanë publike që detyrimisht imponon rivlerësimin me të njëjtin sens të qëndrimeve të z. Rama për çështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës. Nuk ka deklarata eksplicite publike në këtë drejtim të tilla që të mund të vënë në akuzë publike z. Rama, por ky i fundit është akuzuar nga kryeministri i Kosovës dhe më tej është cituar gjerësisht në mediat e mbarë botës se përkrah dhe ka përkrahur me qëndrime personale, në takime zyrtare, idenë e shkëmbimit të territoreve.

Presidenti i Republikës ka krijuar me mosdekretimin e Gent Cakajt - deri në interpretimin e këtij akti nga Gjykata Kushtetuese – një precedent që e vendos politikën e jashtme në një kontroll më dinamik sesa ka qenë më parë. Aq më tepër merr vlerë nevoja që kreu i shtetit të kërkojë informacion zyrtar përmes dokumenteve të bisedave në takimet zyrtare të z. Rama apo kanaleve të tjera, në kushtet kur Parlamenti i Shqipërisë vuan nga një krizë legjitimiteti dhe më e keqja, serioziteti të dukshëm. Heshtja e Presidentit për këtë çështje është implikuese edhe për vetë z. Meta, i akuzuar në mënyrë diversive nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi se në vitin 2002 ka kërkuar zbatimin e idesë së shkëmbimit të territoreve që u propozua nga Zoran Gjingjiç.

Presidenti ka të drejtën kushtetuese të përcjellë mesazhe publike dhe qëndrime që kanë të bëjnë me çështjet politike dhe institucionet kushtetuese dhe në këtë kuadër ai ka tagrin e plotë të trajtojë për interes publik kushtetueshmërinë e qëndrimeve të z. Rama në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Ky qëndrim nuk justifikohet dhe as mbrohet me harmonizimin e tij me qëndrimet e presidentit të Kosovës, pasi Shqipëria ka aktet e veta juridike dhe politike mbi të cilat ndërton Politikën e Jashtme.

Presidenti i Republikës ka edhe një argument tjetër që të shprehet dhe kërkojnë informacion në kushtet kur Parlament dhe Gjykatë Kushtetuese nuk ka. Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u shpreh me vendim lidhur marrëveshjen detare me Greqinë. Një ndër palët ankuese, Partia Socialiste, e drejtuar nga z. Rama, në një nga pretendimet e veta shprehje se:

Ky është një argument shumë i qëndrueshëm që kreu i shtetit të kërkojë transparencë të plotë, qoftë edhe përmes instrumentit të Këshillit të Sigurisë për një politikë të jashtme personale që e ka vënë Shqipërinë në pozitën e përfaqësimit me qëndrime që nuk bazohen në asnjë shtrat juridik dhe kushtetues. Ky është episod i turpshëm në historinë e Shqipërisë dhe ai mund të marrë vendin e vet vetëm nëse zbardhet tërësisht.

s. zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.