Tatime, spastrime përmes ristrukturimit

Postuar në 08 Maj, 2019 17:03

Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve njofton sot për nisjen e procesit të ristrukturimit të administratës së vet bazuar në një urdhër të Kryeministrit, Edi Rama.

thuhet në njoftim.

Duket se DPT-ja ka vendosur objektiva afatshkurtër në përmirësimin e punës në terren dhe kjo përkon edhe me ndryshimin e titullarit në këtë institucion. Në muajt e parë të këtij viti mbledhja e të ardhurave ishte në nivele jo të kënaqshme, një situatë, korrigjimi i së cilës është objektiv i drejtuesit të ri Enton Duro. 

Mirëpo pas urdhërit të kryeministrit që sanksionon ristrukturimin ka edhe arsye të tjera. Burime nga DPT-ja i thanë ResPublica se ndryshimet e propozuara nuk janë të mëdha dhe as justifikojnë atë përmirësim që thuhet në njoftim. Kjo sepse në përgjithësi struktura është pothuajse e njëjta. Mirëpo ristruktirimi si proces administrativ, nga pikëpamja juridike presupozon anullimin e statusit si i punësuar në detyrën përkatëse në kuptimin që me miratimin e strukturës së re nis procesi i ndryshimeve nominale dhe rishpërndarjes së burimeve njerëzore. Çka do të thotë se nëse sot struktura e sapomiratuar nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor për nga organika e çdo sektori, titullarët e këtyre sektorëve apo punonjësit e tyre mund të qarkullohen në vende të tjera pune sipas nevojave të institucionit. 

Ky moment ka rëndësi pasi sipas burimeve në DPT, drejtori i ri Enton Duro ka kërkuar rezultate të prekshme nga stafi deri në fillim të muajit qershor, pasi përndryshe një pjesë e drejtorëve do të lëvizin. Kjo do të ndodhë përmes qarkullimit të legjitimuar nga Struktura e re Organizative.

Por kjo lidhet me objektivat e punës, ndërkohë që vetë kryeministri ka të tjera synime. Sipas të dhënave konfidenciale nga kabineti i z. Rama bëhet e ditur se ky i fundit ka kërkuar largimin me dorëheqje të disa drejtorëve të drejtorive në DPT, çka nuk ka ndodhur. Për këtë arsye ka hyrë në lojë skema e strukturës së re që ndryshon që nga viti 2016, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe, puna e DPT-së publikisht është mbrojtur përherë. Pra halli i madh i të ardhurave po zgjidhet me largime të cilat edhe kështu, një kryeministër duket se i realizon me lëvizje taktike si kjo e strukturës së re, dëshmi e qartë se faktit se asnjë prej institucioneve nuk funksionon jashtë skemës psikologjike të aksionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.