Nga Mirela te Elva dhe sindroma e “Adhamudhit”

Postuar në 07 Maj, 2019 22:44

Nuk ka më asnjë kandar  të peshojë gomarllëqet që dalin nga të emëruarit e zotit Rama sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur interesa që duan ta mbulojnë diellin me shoshë.

Deklarata e ministres së Kulturës, Elva Margariti nuk lë asnjë vend për intepretim, madje të lë me gojë hapur.

E ftuar në studion e Ora Neës ajo dha këtë shpjegim: “Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi”

A mund të besohet ky version nga një qeveri që i shemben tavanet, rrugët, i përmbyten qytetet? Le ta marrim të mirëqenë që është siç thotë ministrja, por gërmat që kanë rrezik të bien, nuk ka pse të hiqen kur mund të fiksohen më mirë aty për aty. Si të mos mjaftonte kjo ministrja ka dhënë dhe një objeksion pse nuk mund të restaurohet teatri. “Të tilla objekte dhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim”.

Mbrëmjen e të martës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi sërish në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar. Artistët kërkuan nga institucionet që të merren masat lidhur me ngjarjen e dy javëve më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.