Mesazh Iranit, SHBA dislokon aeroplanmbajtësen Lincoln në Lindjen e Mesme

Postuar në 06 Maj, 2019 12:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme për t’i dhënë një mesazh të qartë Teheranit zyrtar. Sipas mediave të ndryshme, vendimi i SHBA-ve erdhi pas deklarimeve të ndryshme për një sulm të mundshëm mbi forcat amerikane. Lajmin për dislokim e ka dhënë këshilltari për Sigurinë i Presientit John Bolton sipas të cilit vendimi në fjalë është një mesazh për Iranin se çdo akt force ndaj SHBA  do të përballet me forcë ushtarake.

SHBA nuk po kërkon luftë me regjimin iranian. Por ne jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi, qoftë nga aleatët e Teheranit, qoftë nga Garda Islamike Revolucionare apo forcat e rregullta iraniane

është shprehur Bolton.

Aeroplanmbajtësja amerikane ka qenë në ujërat shqiptare pak ditë më parë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pa papapappapa c'fare nuk behet. Paskan qene shume te keq keta iranianet, po cenojne territorin dhe integritetin e SHBAse ne gjirin persik, njesoj si Russia qe cenon pavaresine e tyre ne detin e zi.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Euuu, i kane bere planet bashkerishta ata, USA dhe Irani, per punen e luftes. Nuk e ke vene re retoriken e disa krereve iraniane?! Lufta pritet te filloje nga viti ne vit, ndoshta ia nis pas rizgjedhjes se Trumpit, sepse edhe Irani vete e kerkon prej vitesh nje konflikt, nga shkaku i rritjes galopante te popullsise, e cila ka krijuar prej vitesh tensione te medha sociale brenda vendit. Irani e ka me te lehte pastaj ndrrimin e sistemit, sepse i ka pregatitur me pare opoziten dhe gjithshka, si gjithmone, me marrveshje me amerikanet, por edhe me ruset.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.