Kritika të forta për Korporatën e Investimeve dhe borxhet e rrugëve

Postuar në 06 Maj, 2019 20:54

Shqipëria është një nga tre vendet me borxhin më të lartë publik në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore. Të paktën këto janë shifrat që raportohen nga FMN në deklaratën përmbyllëse të misionit vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, nën drejtimin e zotit Jan Kees Martijn.

Qeverisë i kërkohet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Sipas FMN,  këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhebesimin në qeveri.

“I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSHje, duke i mos i lidhur rimbursimet me me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore. E rëndësishme është edhe marrja e masave të shpejta për të fuqizuar sistemin e kontrollit mbi angazhimet për projektet e investimeve, për t’u dhënë fund detyrimevetë prapambetura të qeverisë, në veçanti në fondin e rrugëve”.

Po ashtu Fondi nxit qeverinë që të ndalojnë përdorimin e propozimeve të pakërkuara për të gjitha PPP-të, ndërsa ka lëshuar  kritika të drejtëpërdrejta për krijimin nga qeveria të Korporatës së Investimeve Shqiptare.“Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik”-thuhet në deklaratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.