Jo Antropoceni, por Epoka Sintetike ajo ky po hyjmë

Postuar në 06 Maj, 2019 21:43
Christopher Preston - University of Montana

 

Është një fakt i kohës sonë që po bëhet përherë e më shumë i ditur. Pavarësisht se sa larg udhëtoni, pavarësisht se në cilin drejtim merrni, nuk ka ndonjë vend në Tokë që të mos ketë gjurmë të aktivitetit njerëzor. Shenjat kimike dhe biologjike të species sonë janë kudo. Asnjë cep i Tokës nuk është i lirë nga gjurma e njeriut, përhapur kudo përmes erërat e forta atmosferike, rrymat e pandalshme oqeanike dhe milionat e mjeteve ajrore që djegin karburant. Natyra e pakontaminuar është zhbërë përgjithnjë.

Këto ndryshime planetare janë karakterizuar nga gjeografët, gjeologët dhe klimatologët si fundi i epokës gjeologjike të Hollocenit dhe si fillim i një tjetër epoke, Antropoceni. Në këtë erë të re njerëzore, krijuar nga njeriu, ndikimi i tij mbi oqeanet, tokën dhe atmosferën është shndërruar në një tipar të pashmangshëm të Tokës.  Kjo ide, pra se njerëzimi ka imponuar një tranzicion gjeologjik ka tërhequr vëmendjen e njerëzve jo sepse ndryshimet gjatë epokave janë të rralla. Ajo tërheq vëmendjen sepse specia jonë është e kapluar nga idea se ne zotërojmë fuqi planetare.

Një fakt i dytë për erën tonë është shumë më pak i vlerësuar. Ne po ndryshojmë mënyrën sesi punon planeti ynë. Jo vetëm sepse aktivitetet njerëzore kanë shenjuar çdo cep të të gjithë planetit. Arritja në të njëjtën kohë e një numri teknologjish të reja të fuqishme, ka nisur të sinjalizojë kontrollin potencial të operacioneve më bazike të Tokës nga specia e vet më e guximshme. Nga kohë e më pas, teknologji të tilla si editimi i geneve CRISPR dhe inxhinierimi klimaterik, do të transformojnë një planet tashmë të ndotur në një botë përherë e më sintetike.

Shkurtin e kaluar, kur entomologia Ruth Muller hapi një kontenier me mushkonja të modifikuara gjenetikisht në një laborator të sigurisë së lartë në qytetin italian Teri, ajo nuk është se thjesht po eksperimentonte me një mjet të ri të fuqishëm në bioteknologji. Ajo po vinte në jetë një ndryshim në ligjet mendeliane të trashëgimisë që sundojnë jetën në Tokë.

Mushkonjat që ajo lëshoi, secila prej tyre përçuese e një motori genetik të teknologjisë CRISPR, projektuar për t’u përhapur përmes një grupi mushkonjash, do të testojë nëse njerëzit mund të imponojnë me sukses një tipar në një popullsi të tërë që jeton lirisht. Laboratori ku punon Mueller është projektuar me kujdes në mënyrë të tillë që ndryshimet të ndodhin në një shkallë të kufizuar dhe mjediseve të brendshme të siguruara. Por njësitë udhëheqëse genetike teorikisht mund të përhapen vetë, pa ndihmë, në çdo qoshe të globit ku jetojnë mushkonja që janë të afta të çiftohen. Ato ndryshojnë rregullat genetike kudo ku udhëtojnë.

Nëse pyetja shtrohet “Sa i ndryshon rregullat planetare kërkimi juaj”, atëherë laboratori i Mueller nuk është vetëm.

Në fillim të verës që po afron, një ekip kërkimor në Universitetin e Harvardit do të kryejë testet e para të gjeoinxhinierimit të klimës. Ata planifikojnë përdorimin e një balone të lartësive të mëdha për të vendosur stratosferë, mbi peizazhin djerrë të jugperëndimit amerikan, grimca që reflektojnë dritën. Aty ata do të ekzaminojnë sesa efektive do të jenë këto grimca në kthimin pas të energjisë diellore. E projektuar në shkallën e duhur, në të ardhmen kjo teknologji mund të përdoret për të rishkruar rregullat planetare në një mënyrë që i bën jehonë ndryshimeve që përmendëm me genet.

Ndryshimi antropogenik i klinës ka ndryshuar tashmë mënyrën sesi nxehtësia lëviz në sistem. Sado shkatërrimtarë të jetë kjo, deri më tani, ndryshimi klimaterik nuk ka qenë ndonjëherë çështje e planifikimit të qëllimshëm dhe projektimit. Specia jonë nuk ka tentuar ndonjëherë më parë të kalibrojë atë se çfarë do të sjellë Dielli në Tokë. Ky herës termik është mbështetur në fizikën e sistemit diellor. Nëse dislokimi në shkallë të madhe i grimcave reflective në stratosferë do të bëhet realitet, ai do të rishkruajë këtë ekuacion në duart tona. Teknologji të tilla si njësitë e orientimit genetik dhe inxhineria klimaterike janë një hap i madh përtej  asaj çfarë vinin re stratigrafët kur rekomandonin riemërimin e kësaj epoke si Antropoceni.

Ndryshimet aksidentale janë tërësisht të ndryshme nga ato të qëllimshme. David Keith, një prej kërkuesve në projektin e inxhinierimit klimaterik të Harvardit, vë në dukje diferencën shumë të madhe mes inxinierimit të posaçëm të diçkaje dhe të bërit një lëmshi. Në të parën, sensi i përgjegjësisë është shumë më I madh. Kujtoni se përse vrasja është shumë më keq sesa vrasja nga pakujdesia.

Ndryshe nga shkatërrimi i habitatit, emetimi i karbonit dhe shenja të tjera të epokës të Antropocenit, teknologjië e testuara sot janë ideuar për marrjen nën kotroll nqë mënyrë të ndërgjegjshme të proceseve kyçe fizike, të cilat formësojnë botën tonë. Ligjet themelore të natyrës sigurisht që nuk zhduken, por ato bëhen subjekt i një manipulimi më të thellë. Ju mund t’i sillni ndërmend këto jo thjesht si ndryshime “kozmetike”, por si ndryshime “metabolike”. Charles Darwin, Gregor Mendel dhe konvencionet e fizikës atmosferike bëhen subjekt I një lloj rinegiciimi delikat.

Kalimi i kësaj vije përfaqëson në mënyrë radikale një territor të ri,si për specien tonë, ashtu edhe për planetin. Vetë natyra do të formësohet nga procese të riideuara dhe “të përmirësuara” nga gjenetistët dhe inxhinierët. Ne duhet ta quajmë këtë tranzicion si fillimin e një “epoke sintetike”, një kohë në të cilën konstantet në sfond zëvendësohen nga konstante artificiale dhe nga versione “të përmirësuara” të tyre. Ky rikrijim i metabolizmit të Tokës godet në zemër të kuptimit tonë për realitetit që na rrethon dhe rolin tonë në të.

Kërkuesit, politikanët dhe njerëzit e të gjithë shteteve do të ndahen në mençurinë e kalimit ose jo të këtyre kufijve. Ato për disa janë padyshim perspektiva eksituese. Por ato janë absolutisht çmeritëse për të tjerë. Teknologjitë dhe pasojat e tyre duhet të jenë subjekt i mbikëqyrjes sa më të plotë dhe përfshirëse të publikut. Një epokë e Antropocenit kërkon një lloj të rregullimit psikologjik. Një epokë sintetike kërtkon diçka shumë herë më të madhe.

Burimi: Aeon

Përshtati shqip: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.