Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidati i shumicës Pendarovski

Postuar në 05 Maj, 2019 21:31

Stevo Pendarovski, kandidati i shumicës qeverisëse në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale qëndron në krye të garës përballë rivales konservatore Gordana Siljanovska Davkova. 
Sipas rezultateve të deritanishme Pendarovski ka marrë 53.2% të votave kurse Silkanovska 43.2%.
Mediat raportojnë se Pendarovski ka qenë favorit edhe mes pakicës shqiptare që ka qenë përcaktuese në këtë raund ku kanë marrë pjesë 44.5% e zgjedhësve. Ligji maqedonas përcakton se zgjedhjet janë të vlefshme nëse pjesëmarrja shkon mbi 40%. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.