Samiti i Rumanisë, BE-ja pritet të miratojë dokumentin e së ardhmes së vet

Postuar në 05 Maj, 2019 13:56

Liderët e Bashkimit Europian pritet të miratojnë javën që vjen një draft me 10 pika për të ardhmen e bllokut. Lajmi bëhet i ditur nga Politico që shton se vendimi do të merret në samitin e Rumanisë. Në të njëjtin takim do të flitet edhe për një Agjendë Strategjike të skicuar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Sipas relacionit të draftit, liderët do të dakordësohen për 10 angazhime…si mbrojtja e një Europe nga Lindja në Perëndimi, nga Veriu në Jug…

Se do të qëndrojnë të bashkuar…do të tregojnë solidaritet ndaj njëri-tjetrit në kohë nevoje dhe do të qëndrojnë pëherë të fortë…se mund dhe do të flasin me një zë

citon gazeta dokumentin.

Nga ana e vet, Politico vë në dukje se kalimi nga deklarimi në praktikë do të kërkojë ndryshime të mëdha meqenëse BE-ja ka dëshmuar se nuk ka qenë e aftë të përmbushë detyrimin për të folur me një zë për çështje si Ballkani Perëndimor, Libia apo edhe Venezuela. Gazeta citon burime diplomatike që shprehen të shqetësuar për deklaratën që mund të jetë vetëm retorikë dhe që përpara zgjedhjeve të 19 majit do t’i jepte material populistëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.