ARRSH dhe policia heqin natën tabelat dygjyhëshe në Bashkinë e Finiqit (Foto)

Postuar në 05 Maj, 2019 12:41

Pak ditë pas vendosjes së tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit që administrohet nga partia MEEGA e minoritetit grek, Autoriteti Rrugor Shqiptar me mbështetjen e policisë hoqi gjatë natës emërtimet në greqisht dhe shqip të vendosura në rrugët e kësaj njësie.

Në një njoftim ARRSH thotë se  “35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSh për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks. Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur”.

Debati për vendosjen e këtyre tabelave u nxit nga një reagim i Lëvizjes “Zgjohu Shqiptar” që e cilësonte si skandal vendimin e Bashkisë së Finiqit me argumentin se emërtimi në shqip duhet të ishte mbi atë në gjuhën greke. Përtej interpretimit ligjor të çështjes, vendimi i ARRSH  dhe Policisë për t’i hequr në mënyrë pirate  natën këto tabela ekspozon edhe një herë mënyrën si vepron qeveria në raport me qytetarët e saj, e aq më tepër me pakicat. Me të njëjtën mënyrë u prish para disa vitesh edhe kisha në Dhërmi, ku policia me urdhër qeveritar veproi natën.

Reagon Omonia

Omonia reagoi pas këtij veprimi të ARRSH-së, duke thënë e quajtur provokim të rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimin e tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut. Sipas tyre, tabelat ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë në përputhje me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, të ratifikuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

“Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës”-thuhet në deklaratë.

Omonia thotë se “pas këtij zhvillimi nuk i mbetet veçse të denoncojë në faktorin ndërkombëtar sjelljen e Qeverisë Rama si ekstremiste dhe të rrezikshme që jo vetëm nuk përmbush të drejtën elementare në lëmin linguistik të MEG por synon në krijimin e një klime të rënduar psikologjike”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.