Zbulohet njësiti guerril që fshiu germat e Teatrit Kombëtar

Postuar në 30 Prill, 2019 00:07

Pas u fshinë gërmat e ballinës në Teatrin Kombëtar, qeveria që e kap lepurin me qerre, edhe kur fshihet nëpër pyjet kanabiste të lirisë, tha se do hetonte se nuk dinte gjë.

Në fakt nga një foto e qarkulluar së fundmi në media duket qartë se kush është njësiti guerrlil që punon natën për të zhbërë institucionet sepse premtimi për tenderin është dhënë. Janë mjete të epër të ngjashme me ato të Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj - që sado të fshihet ka një fytyrë që bërtet më shumë se çdo demagogji se çfarë është pas saj.

Zonja Margariti – të na falë nëse nuk quhet kështu ministrja e Kulturës – duhet të shprehet tani për këtë situatë. Ajo mund të bëjë një notë proteste pranë Bashkisë, si shembull themi, të deklarojë diçka, të marrë një qëndrim për këtë akt që është thjesht: I turpshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.