Qesharake. PS-ja u premton aleatëve se do mbrojë votat në zgjedhjet lokale

Postuar në 30 Prill, 2019 15:51

Këto ditë disa media pranë pushtetit iu sulën Shpëtim Idrizit sepse sipas tyre ai tradhëtoi çështjen çame duke u bashkuar në një koalicion me Vangjel Dulen. Në fakt, Idrizi nuk është se e braktis kauzën kur ëhstë me Dulen në një koalicion, ai këtë punë bën tërë kohës. Por qenëria mediatike ndaj tij ka një tjetër kuptim kur sheh sot se në koalicionin e drejtuar nga PS-ja, figuron edhe Artur Dojaka me Partinë Popullore që mbron çështjen çame, apo përpiqet për pronat e komunitetit çam, dhe Kristaq Kiço i partisë Mega, që përfaqëson pakicën greke. Mediat thjesht përkrahën këtë arritje të PS-së dhe kryeministrit që ka me vete në këtë koalicion fantazma elektorale, por jo parti të vërteta. Figurojnë aty Paskal Milo, Skënder Gjinushi, madje edhe Gaqo Apostoli. Këta kanë qenë në një parti të vetme dhe njeriu pyet: çfarë elektorati kanë ndarë këta vallë?

Lexoni një paragraf nga marrëveshja, sa për të qeshur në këtë ditë shiu:

Partia Socialiste e Shqipërisë garanton aleatët e saj se përfaqësuesit e saj në Komisionet zgjedhore dhe të numërimit të votave do të numërojnë dhe ruajnë me korrektësi çdo votë të partive aleate

Po nga kush do ta ruajnë këta këtë votë? Nga abuzimi i institucioneve? Sepse mesa shohim opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Po a nuk është siguruar se do të veprojë ligji mbi abuzuesit? Është e pashpjegueshme sesi vitet ikin, politikanët janë po ata, kurse tekstet e marrëveshjeve katandisen në këtë farë derexheje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.