Triumfi i armikut të popullit

Postuar në 27 Prill, 2019 23:35

Nuk është e vështirë të gjendet një “armik i popullit” në këtë periudhë tranzicioni. Për elitën shqiptare, që përherë i ka shërbyer pushtetit, ai është vetëm një: Sali Berisha.

Është I këtillë jo vetëm për ato që ka bërë dhe ato që i atribuohen, por edhe për atë që përfaqëson. Provincial nga Veriu në Tiranën e dominuar nga shokët e partisë dhe bijtë e saj, Berisha përthith me përkufizim çdo akuzë, insinuatë dhe i shkon çdo përbuzje.

Ky është metri që e ashtuquajtura elitë e kafeneve ka për të gjykuar. Është kjo elitë e cila është përbetuar disa herë se do ta çojë në burg Sali Berishën, i cili jo vetëm që bëri ça desh, por edhe u tall sa deshi.

Në fakt asgjë nuk ndodhi. Fatos Nano e drodhi duke folur për nevojën për stabilitet. Ai e la Berishën jashtë, ndoshta sepse siç i thonë një fjale nuk pati bythë ta fuste brenda. Ilir Meta e futi një orë në rajonin e policisë, por socialistët e qytetit, xhelozë dhe të kompeksuar nga impotenca e tyre e quajtën këtë aktin e një maloku kundër një maloku. 

Por as Saliu nuk preku njeri nga socialistët. Tha e ça nuk tha për ta, porn ë fund donte t’I bënte shokë, aq sa ftonte Fatos Nanon në përvjetorët e PD-së. Për socialistët e të gjithë brezave, Berisha është i pandreqshëm. Sipas tyre ai vrau m ë 21 janar, vrau edhe në Gërdec. Dhe për këtë u betuan se do bënin drejtësi. Se burgu priste Berishën. Qeveria u ndryshua, por në fjalën e parë si kryeministër kaposhi i Rilindjes, Edi Rama, deklaroi se do ja linte atë historisë.

I kujtojmë të gjithë skenat në parlament, fjalimet pa fund të Berishës, aq sa zotit Rama, këtij qytetari tekanjoz iu prish humori, por edhe terezia që sjell pushteti me të cilin di të bësh vetëm një gjë.

Ndaj edhe reforma në drejtësi riaktualizoi fjalën Burg për Berishën. Burg për të, burg edhe për Ilir Metën. Vitët ikën, reforma thonë se u bë, madje është ekzemplare, por Meta shkoi në Presidencë, kurse Berisha bën opozitarin vetëmohues.

Socialistëve të shkretë që e kanë kaq për zemër Shqipërinë u kanë mbetur përvjetorët, të 21 janarit, të Gërdecit, ku me Erjon Braçen në krye mallkojnë në Facebook kriminelin Sali Berisha. Shpërndajnë shpërblime për familjarët, postojnë statuse dhe porosisin analistët të kujtojnë namin e zi që ka bërë maskarai. Ditë e fukarasë nuk ardhka asnjëherë.

Ndaj edhe narkozën e fundit, qetësuesin e fundit po na e jep Baton Haxhiu, vëllau nga Kosova. I cili përmes një shkrimi në të cilin e vendos veten përballë Berishës, ndonëse ai është një emër ndër të shumtit të cilët ish-kryeministri i përdor për të shtyrë nevojat politike të ditës, thotë se Berisha do përfundojë keq. Shpresa ngjallet e thua se e hëngri Sala, shkoi në burg. Se Batoni nuk ashtu kot, çoç di. Por tek lexon fundin e shkrimit sheh se Batua e paska fjalën për fundin e Berishës në kuptimin letrar.

Njeriu Sali Berisha nuk e ka humbur vetëm veten e tij. E ka humbur edhe atdheun. Ai s’po e kupton që po ikën pa pasur asnjë fije shprese se mund të kthehet. Njeriu që e themeloi Partinë Demokratike, tash në atdheun që s’e do, po e shkatërron atë që e kishte krijuar dikur. Kështu e do edhe Kosovën. Të shkatërruar dhe pa të ardhme. Nuk e kupton që ajo nuk merret dot në botën tjetër, sepse iu takon të gjallëve

shkruan Batua në këtë kryengritje të vockël sentimentalo-patriotike.

Mirëpo nga burgu te pritja se Berisha do vdesë ka në mes një tallje të madhe, një dështim spektakolar mes moralit të premtimeve dhe asaj që shihet në të vërtetë. Batua, edua, braçja dhe taulanti, bëjnë mirë të mbajnë parasysh atë fjalën e urtë të popullit tonë: plakut fjalën dëgjoi, jo pordhët.

Këta zotërinj kanë obsesion të jetës publike Berishën që mesa duket i ka konfuzuar aq sa këta ngatërrojnë çdo gjë. Në emër të këtij respekti le t’I blejnë një palë tespie dhuratë, meqenëse në tri dekada betim për burg zotëria I kapi 75 e tani çdo përmjerrje politike për burg e pranga, nuk bën më def. Ose meqë janë qerratenj dhe kanë vënë ca lekë, le të porosisin tespi apps që të luajë zotëria meqenëse ai në burg duhet të shkonte por për ta thënë shqeto: jo nga këta soj burrash që kanë kapur një popull të tërë që as e qijnë e as e lëshojnë.

Comments

Submitted by X (not verified) on

Eshte pikerisht ky mentalitet qe buron nga koha e monizmit dhe qe i eshte imponuar njerezve ne mase deri ne ate pike sa nje pjese te madhe u duket dicka natyrale, qe na ben te jemi stonature e na jep imazh sektar nga cdo kendveshtrim nga jashte! Partia identifikohet me Shqiperine (tani ne tranzicion ne menyre te kamufluar) dhe cdo gje jashte sektes parti eshte armiqesore.

As Berisha e as PD nuk e vuajne presionin qe ushtron ky mentalitet mbi njerezit! Vetem njerezit e pesojne nga kjo "gjelle me helm", shumica e te cileve as qe kuptojne gje!

Submitted by Kristian Zara (not verified) on

Kur asaj kohë Shqipëria coptohej nga fuqitë e mëdha, sot e 28 vjet copëtohet nga vetë njerëzit e saj. Të gjithë këta flasin për demokraci dhe as që nuk i'a kanë idenë çdo të thotë në të vërtetë. Asnjë nga këta nuk do të fus tjetrin në burg sepse iu shërben të mos ndodh kështu. Por më keq ende, as vetë populli nuk do që kjo gjellë t'iu mungoj nga tryezë e përditshme. Edhe me keq është se këta po lënë pasardhësit e tyre në pushtet. Pra, shteti na qenka partia këtu dhe jo njerëzit që jetojnë brenda vendit! Ç'të them!? Për mua, asnjë ndryshim i mirë nuk do të vijë nëse njerëzit me pikëpamje krejt ndryshe nga kjo e ketyre dekadave nuk bashkohen në një lëvizje të vetme dhe të bëhen mësues të vetvetes dhe të të tjerëve njëkohësisht. Na duhet të ndrisin ata që nuk kanë patur mundësinë të ndriten dhe të frymëzojnë ata që nuk kanë patur mundësinë të shndrisin. Përndryshe shumë nga këta Sali,nano,Edi, e tj. do të lindin vazhdimisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.