Fol për paratë dhe vilat meqë "je" opozitë znj. Kryemadhi!

Postuar në 26 Prill, 2019 15:25

Sot disa media, kryesisht pranë kryeministrit, kanë qarkulluar një “lajm” sipas të cilit kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama:

Ia bëj të qartë Edi Ramës se bandat e tij përballë miliona shqiptarëve janë shumë të vogla. Çdo shtëpi e ka një njeri që di të marrë shenjë aty ku duhet. Ndaj kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë. Dashuri dhe qetësi me kriminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve. E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo. Rama të mos guxojë të cënojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të aradhmen e fëmijëve asnjë

citohet zonja në fjalë.  

Sigurisht që asgjë nuk do të ndodhë. Janë fjalë që u drejtohen të gjithë militantëve dhe ish-drejtorëve të LSI-së që mund të ndihen të trembur nga raprezaljet penale të një prokurorie që është aneks I qeverisë. Zonja Kryemadhi po thotë se do bëjë të pamundurën për ta. Por ajo e di shumë mirë se zoti Rama nuk e ka seriozisht burgun për të korruptuarit, qofshin këta të PD-së, apo të LSI-së. Ai e përdor atë si mjet presioni në kërkim të uljes së lëvizjes politike të opozitës. Është po ajo lojë shantazhi që kemi parë më parë, kur ai që sot është president dje deklaronte se do armatoste popullin, pak vite më parë e akuzonin për urdhërim vrasjeje përballë një kryeministri që pasi ka lëpirë të gjithë tepsinë nga vaji i byrekut  të pushtetit po vepron si një karikaturë e Arkimedit: po i verbon kundërshtarët duke e kthyer atë nga Dielli.

Ndaj këto fjalë të zonjës nuk përbëjnë lajm. Nëse zonja Kryemadhi do me të vërtetë ta trembë kryeministrin siç edhe po pretendon, ajo duhet të mos bëjë hasmin, por të kërkojë drejtësi. Ka mjaft material për këtë. Ata që e njohin zonjën e dinë se ajo është e mirëinformuar edhe për hollësi nga më të çuditshmet.

Pra do të mjaftonte që zonja t’u thoshte shqiptarëve: ne do kërkojmë paratë e kryeministrit, llogaritë bankare të tij, të familjarëve të tij, do hetojmë blerjet e mëdha që janë bërë gjatë qeverisjes së tij të pasurive të paluajtshme, nëse ai është aksioner aty apo jo, do të hetojmë transfertat bankare të kësaj e asaj kompanie, do kërkojmë paratë e Damian Gjiknurit, Erion Veliajt, të këtyre drejtorëve, të këtij apo atij biznesmeni dhe pastaj do adresojmë byzylykët në duart e duhura. Do shohim shtëpinë e Surelit që na qenka ndërtuar me kursimet e Francës, vilat e ministrave dhe të analistëve, do shohim bilancet e kësaj apo asaj firme.

Me siguri zoti Rama nuk do mbetej i qetë dhe do ta merrte seriozisht “Doktoraturën e Monës”. E cila nuk do kompensohej dot nga hihitë bajate të improvizuara në emisionin e Ermal Mamaqit. Por zonja dhe as kolegu i saj Basha nuk flasin për këto gjëra, nuk flasin për paratë se ka zarar të madh. Zarar që e dinë mirë ata nga vjen. Ndaj le të kënaqemi me pallavrat e telenovelës “Dueli i pordhshëm” që vazhdon prej dekadash në këtë vend.

Comments

Submitted by Rrilak (not verified) on

Koment i qelluar dhe i paanshem............bravo

Submitted by Xnxx (not verified) on

Akoma pretendon kjo??!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.