Satelitët e PD kërkojnë tryezë me Ramën (Video)

Postuar në 25 Prill, 2019 18:20

Në njërën anë protestë, por në krahun tjetër PD dhe satelitët e saj po kërkojnë negociata në tavolinë me Ramën për të hyrë në zgjedhje.

Këtë artikuloi kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu pas një takimi që aleatët e Bashës patën me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Hallka lidhëse me qeverinë është padyshim presidenti Meta që është ftuar të negociojë një tryezë pozitë-opozitë.

Ky është një takim nga ne, arsyet është sepse është e nevojshme të gjejmë një zgjidhje që t’i shërbejë interesave të Shqipërisë. Secili duhet të luajë rolin e vet. Presidenti duhet të thërrasë tryezën e partive politike për të parë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira të ndershme. Me kontributin e të gjitha palëve politike ne të arrijmë të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe përfaqësimin e të gjitha subjekteve politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin dhe ne mendojmë që është përgjegjësi jon ë që të negociojmë me të gjitha palët dhe institucionet që duhet të mundësojnë këtë dialog- deklaroi Mediu.

Një opozitë që deri dje kishte kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës, sot kërkon ta ketë në tryezë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.