Vetëvendosje shpall objektiv pushtetin në Shqipëri

Postuar në 23 Prill, 2019 21:54

Foca e parë politike në Kosovë, por në opozitë për shkak të koalicioneve “Lëvizja Vetëvendosje” me shumë gjasë në zgjedhjet e ardhshme politike do konkurojë si alternativë edhe në Shqipëri me objektiv marrjen e pushtetit.

Në një njoftim  të saj kjo Lëvizje përshëndet vendimin e marrë javën e kaluar nga Gjykata e Tiranë për të miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri” me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF).

Më tej në njoftim shpallet hapur ambicja politike për bashkim kombëtar dhe krijimin e një shteti zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar dhe që u mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre.

Ky akt është vazhdimësi e aktivitetit tonë disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re. Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar. Frymëzimi ynë rrjedh edhe nga përfytyrimi i të ardhmes për vendin tonë, si vend që ia mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre, duke zhvilluar e mbrojtur ekonominë e përbashkët dhe atë individuale me drejtësi, demokraci, transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje. Përmes kësaj forme të organizimit synojmë të bashkëpunojmë me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj

Kujtojmë që Lideri i Lëvizjes Vetevendiosje Albin Kurti zbriti vetë në Tiranë gjatë protestës së studentëve, në funksion të asaj që projektohet nga kjo Lëvizje për praninë dhe objektivat e saj në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.