Dokumenti, FBI nuk besonte se Hitleri u vetëvra

Postuar në 23 Prill, 2019 23:59

Dokumente të deklasifikuara të FBI zbulojnë se Byroja Federale e Hetimeve nuk ishte e bindur për vdekjen e Adolf Hitlerit dhe se kishte vazhduar kërkimet për vendndodhjen e tij në Argjentinë.

Hitleri u vetëvra në Berlin më 30 prill, 1945, por që atëherë ka patur spekulime të vazhdueshme se ai nuk kishte vdekur më  të vërtetë dhe se i ishte dashur të largohej nga Gjermania për të shmangur arrestimin nga forcat e koalicionit. Pesë muaj pas kësaj ngjarje FBI ishte duke shqyrtuar informacionin se Hitleri kishte ikur në Argjentinë me nëndetëse.

Dosjet e deklasifikuara përmbajnë disa letra mes drejtorit të FBI, J. Edgar Hoover dhe stafit i tij. Dokumentet datojnë më 21 shtator 1945, dy javë pas dorëzimit të Japonisë, pasi SHBA kishte goditur vendin me dy bomba atomike.

Teoria ishte se Hitleri " ishte fshehur në ultësirën ​​e Andeve" pasi mbërriti në Argjentinë me rreth 50 liderë nazistë dhe familjet e tyre. Hitleri sipas raportimeve kishte "rruar mustaqet" dhe besohej se vuante nga astma dhe ulcerat. Burimi i kishte thënë FBI se gjashtë zyrtarë argjentinas kishin ndihmuar Hitlerin të gjente një strehë.

Një dokument i datës  5 qershor 1947 shpjegonte në hollësi se një grua që dyshohet se ishte  bashkëshortja e Hitlerit, Eva Braun, u shfaq në një hotel në Argjentinë.  Pas hetimit , FBI u detyrua të arrijnë në përfundimin se "mungesa e informacionit e bënte  të pamjaftueshme vazhdimin e përpjekjeve për të identifikuar Hitlerin"

Megjithëse teoritë e arratisjes së Hitlerit në Argjentinë, vendi amerikano-latin priti disa zyrtarë të lartë të nazistëve, të cilët ikën pas rënies së Rajhut të Tretë, duke përfshirë kreun e SS, Adolf Eichmann.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.