Ambasadori i OSBE-së shfaqet i paqartë: Zgjedhjet mund të shtyhen...por ato zhvillohen më 30 qershor

Postuar në 23 Prill, 2019 13:17

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt nuk është i qartë se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, ndonëse duket se ka me entuziazëm rolin e ndërmjetësit. Në një prononcim për mediat, zoti Borchardt la të hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, por pa sqaruar se çfarë sjell një gjë e tillë:

Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve.  Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secila zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit

tha ai.

Në tavolinë është opsioni i shtyrjes së zgjedhjeve lokale për arsye se aktorët kryesorë në vend nuk mund të lejojnë një proces elektoral farsë, pra pa opozitën, ndonëse një opozitë parlamentare po e shpikin dhe financojnë politikisht. Mbetet pra pa kuptim kjo lojë e dyfishtë që nga njëra anë ysht çdo njeri që do të shfaqet si opozitar, kurse nga ana tjetër kërkon marrëveshje me ata që sot konsiderohen jashtë sistemit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.