Me ftesë të Kryeministrit/Unë do të ndërtoj në Qendër të Tiranës dhe në Bulevardin e Ri

Postuar në 22 Prill, 2019 13:00

Dje televizioni News24 transmetonte një kronikë mbi vizitën e disa biznesmenëve sauditë në Shqipëri të cilët siç thuhej aty ishin në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Përtej aspektit publictar të kronikës, po veçojmë prononcimin e një prej biznesmenëve që deklaron se do të investojë në qendër të Tiranës dhe në bulevardin e ri të saj. 

Biznesmenët janë nga fusha e ndërtimit dhe siç mund të merret me mend në Tiranë, qendrën e saj, projektet ndërtimore konsistojnë vetëm në kulla, ndërkohë që ka një debat për mënyrën sesi do të zhvillohet ky qytet. Nga ana tjetër, nuk është sqaruar ende se ku do të ndërtohet ende në qendër të Tiranës dhe për cilat funksione, pra hoteleri, apo biznes, pasi siç dihet disa prej objekteve më të reja në Tiranë po punojnë me kapacitet të reduktuar.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.