Vettingu i policëve, Meta hedh poshtë arrnimet e Lleshajt

Postuar në 19 Prill, 2019 17:05

Ndryshimet që iu bënë ligjit për Vettingun në polici  presidenti Ilir Meta i ka gjetur në kundërshtim me Kushtetutën, duke kthyer e kthyer atë mbrapsht për rishqyrtim. Sipas  kreut të shtetit , mekanizimi i ri që është propozuar  shkrin organet që ishin përgjegjës për realizimin e fazës së dytë dhe të tretë të procesit, duke parashikuar si organ për kryerjen e vlerësimit kalimtar për këto faza, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Ne ligjin e meparshem ventingu i policeve parashikohej te kryhej nga  Komisionit Qendror i  Vlerësimit dhe Komisioni  Vendor  i  Vlerësimit  që do të ngriheshin nga një bord me përbërje nga përfaqësues të ministrisë, Avokatit të Popullit dhe SHISH.

Me ndryshimet e propozuara nga ministri Lleshaj ky proces për drejtuesit e nivelit të dytë dhe të tretë do të kryhet  nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë në varësi të ministrit të Brendshëm, ç'ka sipas presidenetit nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri.

 Arsyeja qe ministri i Brendshem dha për ndryshimin e ligjit fokusohej tek ulja e kostove por dhe për ta përshpejtuar procesin, që edhe pse është miratuar në vjeshtën e 2017 ende nuk ka nisur. Por sipas presidentit arsyet janë për ta kontrolluar vettingun ne polici.

Sipas tij, për këto ndryshime thelbësore në ligj, nuk rezulton të jetë kryer ndonjë konsultë me organizatat partnere ndërkombëtare, si misioni PAMECA dhe ICITAP, të cilat kanë qenë aktive dhe kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e ligjit që është  aktualisht në fuqi.  Po ashtu nuk është kryer as edhe ndonjë seancë konsultimi publik në kushtet kur ndryshimet që parashikohen janë të një natyre shumë të rëndësishme, pasi prekin drejtpërdrejt strukturat që do të realizojnë procesin e vlerësimit kalimtar, si dhe heqin afatet brenda të cilit do të duhet të përfundojë ky proces për punonjësit subjekt të ligjitPër më tepër që ndryshimet janë shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kreu i shtetit argumenton se si rezultat i këtyre ndryshimeve, shuhet automatikisht edhe koncepti i krijimit të Trupës së Posaçme të Vlerësimit, strukturë që krijohet pranë Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit për vlerësimin e atyre punonjësve, njësive apo strukturave, përbërja apo tipologjia e punës së të cilave, nuk mund të jetë pjesë publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.