Koreja e Veriut i bashkohet projektit kinez të "Rrugës së Mëndafshit"

Postuar në 19 Prill, 2019 15:00

Pekini zyrtar ka ftuar edhe Korenë e Veriut të marrë pjesë në nismën “Një Brez, një Rrugë”.  Projekti është 1 trilionë dollarë dhe përfshin ndërtim rrugësh, hekurudhash dhe portesh. Njoftimin për pjesëmarrjen në samitin e javës tjetër e ka dhënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi sipas të cilit:

Një gjë e tillë është shumë normale sepse është një nismë e bashkëpunimit ekonomik

Projekti kinez ka provokuar debate në Perëndim, ndërkohë që SHBA e ka quajtur atë vanitoz. SHBA nuk do të dërgojë në Samitin e Pekinit një delegacion të nivelit të lartë. Sipas disa kritikëve projekti ëhstë një kurth me borxhin që Kina po luan duke marrë shkas edhe nga rasti me Sri Lankën vitin e shkuar, që u detyrua të japë me qira një port për 99 vjet, për shkak se nuk ishte në gjendje të shlyente kreditë e dhëna nga Kina që shkonin në masën 1.4 miliardë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.