Praktika e re e "takimeve të punës" ku gazetarëve nuk u lejohen mjetet e Punës

Postuar në 16 Prill, 2019 14:41

Qeveritarët e Rilindjes kanë nxjerrë së fundmi një mënyrë të re për të përhapur “lajmin që Duam”. Ata kanë nisur praktikën e takimeve informale me gazetarët, prej nga ku mandej çdo lajm që mund të dalë mbetet në kuadër të thashethemit dhe intepretimit. Kështu vepron ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, një kalama i llastuar nga fati, por kështu po vepron edhe drejtuesi i ri i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, i cili sot ka zhvilluar një takim pune me gazetarë.

Në këtë takim thuhet se Lame ka pranuar se rreth 50% e lejeve të legalizimit që janë dhënë nuk janë registruar nga ish-Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, çka provon se qeveria e z. Rama ka dështuar në rilindjen e administratës. Mirëpo një shifër e tillë dhe një njoftim i kësaj natyre duhet bërë në vetë të parë nga zotëria që është pjesë e lojrave me lloj lloj VKM-sh që kalojnë pa u publikuar, publikuar me vonesë, apo tërhequr.

Mund të mirëkuptohet takimi i punës me gazetarët nga një ministër apo një politikan, por nga një drejtues administrativ fjalët e të cilit besohen vetëm në raport me shifrat dhe dokumentet, ngjan pak si artificial. 

Cili është kuptimi i këtyre takimeve ku nuk lejohen kamerat? Dhe në çfarë cilësie hyjnë aty gazetarët pa mjetet e tyre të punës? Ja një tjetër problem që mbetet për t’i dhënë zgjidhje me spazmatikët e Rilindjes që duan të flasin pa u cituar, ankohen kur i citon për deformim, refuzojnë përgjigjet kur i pyet, zvarrisin plotësimin e kërkesave për informacion dhe pastaj dalin si intelektualë të shquar dhe predikojnë transparencën dhe median e keqe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.