Në rritje. 70% e rusëve mendojnë se ka rol pozitiv në histori

Postuar në 16 Prill, 2019 17:28

70% e rusëve aprovojnë rolin e liderit sovjetik Josif Stalin në historinë e Rusisë. Kjo shifër rezulton nga të dhënat e një sondazhi të kryer nga Qendra Levanda, në Rusi, që provon se imazhi i diktatorit sovjetik është rehabilituar mes rusëve. Një lider i shkëlqyer, e quajnë rusët, apo një pjesë e tyre, Stalinin, që dikur u kryqëzua si një autokrat i përgjakshëm. Në një sondazh të vitit 2016, përgjigjet pozitive për rolin e Stalinit në historinë ruse ishin 54% dhe për tre vjet janë rritur me 16%.

Stalini nis të perceptohet si një simbol i drejtësisë dhe një alternativë e qeverisë aktuale, e konsideruar si e pandershme, mizore dhe që nuk pyet për njerëzit

citohet të jetë shprehur Leonty Byzov, sociolog i Akademisë së Shkencave.

Këtë vit përqindja e njerëzve që thonë se krimet e Stalinit ishin të pajustifikueshme ka zbritur nga 60% në vitin 2018 në 45%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.