Gati për një mandat të dytë

Postuar në 15 Prill, 2019 10:02

Fushata për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump ka grumbulluar më shumë se  30 milion $ në tremujorin e parë të 2019, duke tejkaluar totalin e shumave të siguruara aktualisht nga kandidatët demokratë.

Fondet e grumbulluara tregojnë se mbështetësit e republikanëve janë të gatshëm për të investuar në betejën  e vështirë të rizgjedhjes së Trump për një mandat të dytë.

Senatorët Bernie Sanders dhe Kamala Harris kanë siguruar deri më tani nga donacionet 18.2 mil dhe 12 milion $. Drejtuesit e fushatës së Sanders shpjeguan se pagesa mesatare e kontributeve arriti në njëzet dollarë tremujorin e parë. Ndërsa në fushatën e Trump kontributi mesatar në tremujorin e parë ishte  34,26 $.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.